Ndërpritet dëshmia e Hillary Clinton për Epstein, del fotoja e papërshtatshme nga Dhoma e Përfaqësuesve

Mësohet se është ndërprerë seanca dëgjimore e Hillary Clinton lidhur me dosjen e Epstein në Dhomën e Përfaqësuesve. Sipas të dhënave seanca u ndërpre papritur pas publikimit të një fotografie, e cila nuk ishte pjesë e dokumentacionit zyrtar të komisionit.

Një këshilltar i familjes Clinton tha për mediat se ndërprerja erdhi menjëherë pasi komisioni u përball me materialin që kishte dalë jashtë rregullave të brendshme të panelit.

Ngjarja ka nxitur debate mbi sigurinë dhe respektimin e procedurave gjatë seancave të organizuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, duke rritur shqetësimet për kontrollin e informacionit të ndjeshëm.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME