I akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, ka vazhduar edhe sot deklarimin e tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ai ka kërkuar që të takohet me fëmijët e tij dhe ish-shefin e tij Behgjet Pacollin.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, i ka dhënë një përgjigje në kërkesat e tij.
“Kam kontaktu me autoritetet suedeze jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa për kërkesën që keni bë për me komuniku me Behgjet Pacollin, ajo është kërkesë që nuk lejohet sepse hyn në kategorinë e personave që nuk e lejon ligji”, ka vlerësuar Dermaku.
Gjatë seancës së sotme, Murseli po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e prokurores Javorka Perlinçeviq.
