Nagip Krasniqi shkon në Prokurori Speciale për intervistim, raportohet se ndaj tij janë hapur hetime të reja

Ish-Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, raportohet se është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mediat kanë publikuar edhe një fotografi ku Krasniqi shihet bashkë me avokatin e tij tek objekti i Prokurorisë. Sipas raportimeve, ndaj tij janë hapur hetime për reja, ndërkohë që ka edhe një aktakuzë të ngritur.

Gazeta Express ka pyetur për këtë çështje edhe Prokurorinë Speciale, por edhe avokatin e tij, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndryshe, para tri javësh, Prokuroria Speciale kishte intervistuar edhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here