“Na nuk kishim ide çka është korrupsioni”, Gjini harron “53 milionshin” e Pal Lekajt

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini të martën në një debat televiziv ka komentuar aferat korruptive të qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me tregtinë e energjisë elektrike dhe të fundit në Ministrinë e Bujqësisë, me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Gjini në “Debat Plus” duke folur në shumës, ka thënë se deri para ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes, nuk e kanë ditur se çka është korrupsioni e shpëlarja e parave.

“As nuk e kishim ditë çka është korrupsioni, nuk e kishim pas idenë çka është korrupsioni. E kemi parë një njeri që ka ble një shpi, i kem than hajn, e ka ble një kerr, i kem than hajn. Na nuk e kishim ditë qysh shpëlahen qindra miliona përnjëherë. Idenë nuk e kishim pas edhe është t’u ndodhë, ky është nivel krejt tjetër. Ajo shprehja angleze që thotë nëse pushteti ka tendencë me të korruptu, pushteti absolut të korrupton absolutisht. Jo se këta [Vetëvendosje] krejt pushtetin absolut, por kanë besu që e kanë. K’ta kanë besu që janë imun ndaj çfarëdo veprimi që bëjnë”, ka thënë Gjini të martën.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here