Musliu publikon një video të Patriarkut serb duke përdorur gjuhë të urrejtjes për Kosovën

Institucionet e Republikës së Kosovës gjatë kësaj jave nuk i kanë dhënë leje patriarkut serb Porfirije që të futet në territorin e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë vendim të Kosovës për të mos lejuar drejtuesin e Kishës Ortodokse serbe që të futet në Kosovë kanë reaguar edhe QUINT dhe Zyra e BE-së, duke thënë se është në kundërshtim me Pakon e Ahtisarit dhe marrëveshjet e Brukselit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Agim Musliu që drejton institutin “Octopus”, duke shpërndarë një fjalim që Porfirije e ka mbajtur dy javë më parë, e në të cilin flet për Kosovën, duke iu referuar si “djepi dhe shtëpia e jonë”.

Musliu shkruan se fjalimi i Porfirije është i mbushur me “gjuhë të urrejtjes” dhe “dezinformata”.

Gjuhë e urrejtjes nga Porfirije patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së Kosovës, dhe e quan atë “Serbia e Vjetër”. Vendet perëndimore kanë reaguar dje për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here