Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin figura mjaft interesante. Të ftuar në studio ishin Albert Shabani, i njohur ndryshe si Albert Drenica, aktivist i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetës i Albin Kurtit, si dhe Musa Smajli, i njohur si Snajperisti i Kosharës.
Gjatë emisionit, Musa Smajli zbuloi publikisht se kishte marrë një ofertë nga një parti politike për t’u bërë kandidat për deputet, duke treguar edhe detaje për këtë ofertë që, sipas tij, ishte mjaft serioze dhe e papritur.
Për ta parë këtë moment, ndiqeni emisionin nga minuta 19:30.
