15.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Murati udhëton për në ShBA, do të marrë pjesë në takimet vjetore të FMN’së dhe Bankës Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përmes një postimi nga Ministia, bëhet e ditur se Murati do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtare, të cilat mbahen në Washington.

“Ministri Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të BB-së dhe FMN-së. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC. Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota”, thuhet në njoftimin e plotë të Ministrisë.Njëherit, kanë bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Washington, Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here