Murati i përgjigjet Gucatit : Vëllau deri në përfundimin e luftës ka pasur vetëm 5 vjet

Gjatë mbrëmjes së sotme në RTV Dukagjini kreu i OVL-së, Hysni Gucati tha se në Kosovë ka shqipfolës që kanë jetu në Kosovë ndërsa kokën e kanë pasur në Serbi.

Kur është pyetur nga moderatori se kush janë këta, Gucati u shpreh se së pari e ki ministrin e financave, Hekuran Murati që babën edhe vëllaun e ka shpiun.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai u shpreh se për këtë çështje ka dorëzuar padi për shpifje.

Postimi i plotë:

Kjo shpifje monstruoze herën e parë është thënë sa e kisha babain gjallë, dhe sonte shpifja qenka përsëritur nga Hysni Gucati.

Për këtë çështje unë kam dorëzuar padi për shpifje. Por këta nuk duket se ndalen, sepse Gjykatat nuk e kryejnë punën e tyre.

Prandaj do të jetë mision i imi që në ndryshim/plotësimin e radhës të Kodit Penal, shpifja të përfshihet si vepër penale.

Nuk mund të pretendojmë se ka drejtësi kur shpifje të tilla me pasoja kaq të mëdha trajtohen vetëm në padi civile dhe dënimi shqiptohet pas sa e sa viteve.

I gjithë Ferizaji e din se babai im, tashmë i ndjerë, fillimisht kishte punuar si mësimdhënës në shkollën ekonomike në Ferizaj, e pastaj kishte punuar në fabrikën e vajit, deri në momentin kur të gjithë punëtorët ishin larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme, dhe prej asaj kohe kishte vazhduar si i papunë deri në çlirimin e vendit.

Kurse vëllau im ka lindur në vitin 1994, që i bie se deri në përfundimin e luftës ka pasur vetëm 5 vjet.

E kuptoj betejën politike, mirëpo do duhej të kishte disa vija të kuqe se deri ku mund të shkohet. Kjo është e papranueshme.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME