Pas dekadave të tëra të dhunës, torturës e krimeve të Serbisë, Kosova më 12 qershor 1999 u çlirua nga okupimi serb, ditë kjo që shënon edhe hyrjen e forcave të NATO-s në vend, pas 78 ditësh sulme ndaj caqeve të ushtrisë serbe.
Shteti i Kosovës të mërkurën shënoi 25-vjetorin e çlirimit, por historia e rëndë për popullin e Kosovës do të jetë gjithmonë në kujtesë.
Prandaj, në ditët si 12 qershori kur kujtohet sakrifica e vuajtjet e brezave të tërë, e kupton se e çmuar është liria.
E ish- gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi pikërisht të mërkurën, më 12 qershor publikoi disa fotografi të vitit 1999, disa ditë pas çlirimit.
Ikonomi në një postim në Facebook tregon se më 12 qershor 1999 bashkë me disa gazetarë kishte hyrë në Prishtinë, ndërsa raportonte për Zërin e Amerikës.
“Janë disa kujtime të paharruara nga ditët dramatike të çlirimit të Kosovës”, shkruan Ikonomi.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotografitë që ish gazetari i Zërit të Amerikës i ka publikuar, me përshkrimet që ia ka vënë në to.12 qershor 1999. Një helikopter “Apache” i paraprin hyrjes së NATO-s në Kosovë. Trupat arritën në rrethinat e Prishtinës para se të binte mbrëmja.Në Deçan, ku kisha shkuar për të raportuar, qershor, 1999. Kisha shumë pak rroba me vete dhe një mik në Prishtinë më ndihmoi me këtë bluzë.Peja e shkatërruar nga paramilitarët serbë para se të largoheshin Ushtar britanik në rrugët e Prishtinës.Xhami e djegur në Pejë Ky banor i Podujevës kishte ndërtuar një bunker për të strehuar familjenMjekët në Pejë vizitojnë të plagosurit Britanikët hyjnë në Prishtinë. Ato ditë përdorja një telefon satelitor për të raportuar për VOA. Mënyrë tjetër nuk kishte Pazari i djegur i Gjakovës Lagje e djegur e Pejës. Shkatërrimet dhe djegiet ishin të pabesueshme Një komandant i UÇK-së takohet për bisedime me KFOR-in në Prishtinë Disa ditë pas lirisë Shpërndahen ndihma në Prishtinë Britanikët dhe forca të tjera hyjnë në Prishtinë. Arritja e NATO-s ishte shumë metodike, për të shmangur çdo incident UÇK-ja patrullon rrugët e Pejës Sérgio Vieira de Mello (djathtas), diplomat i OKB-së nga Brazili, erdhi në qershor 1999 në Kosovë për organizimin e ndihmave humanitare. U vra në vitin 2003 nga një bombë në Irak Djegie dhe shkatërrime të tjera në Pejë Ushtarët britanikë shpërndajnë karamele për fëmijët e Prishtinës Në Prishtinë Ky burrë na tregon se ç’ndodhi me familjarët e tij kur forcat serbe hynë në këtë fshat afër Prishtinës Njerëz me fytyra të dëshpëruara shohin vendin ku janë varrosur të afërmit e tyre të masakruar. Na thonë se është një varrezë masive, por ende nuk e dinë se sa njerëz janë aty
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.