Mishi i pulës me salmonelë në dyqanet KFC, kompania nuk mban asnjë përgjegjësi

Në një vend me standarde të qarta dhe institucione që respektojnë shëndetin e qytetarëve, ky skandal do të kishte shkaktuar një reagim masiv nga publiku dhe një thirrje për përgjegjësi.
Në rrjetin e dyqaneve KFC në Shqipëri është shitur mish pule i infektuar me bakterin salmonela. Ky bakter i rrezikshëm shkakton simptoma serioze shëndetësore, si të vjella, dhimbje koke, të dridhura dhe infeksione intestinale, duke vënë në rrezik shëndetin e qindra konsumatorëve, kryesisht të rinj që janë klientët më të shpeshtë të këtij zinxhiri ushqimor.

Sipas të dhënave, qytetarët shqiptarë kanë konsumuar një sasi alarmante prej 1357 kg mish të kontaminuar, ndërkohë që KFC, në vend të një reagimi serioz dhe të përgjegjshëm, ka hequr nga frigoriferët e saj vetëm 177 kg, duke e lënë pjesën tjetër të mishit të infektuar të shpërndahet ndër klientët. Kur “Ora News” iu drejtua zyrtarisht përfaqësuesve të KFC-së në Shqipëri për të marrë një qëndrim mbi këtë skandal, kompania zgjodhi heshtjen, duke shmangur çdo përgjigje ose ndjesë publike. Për më tepër, edhe në faqen e saj zyrtare nuk ka asnjë deklaratë që të informojë klientët mbi rrezikun e konsumimit të mishit të infektuar. Ky qëndrim tregon mungesën e thellë të transparencës dhe respektit për konsumatorët shqiptarë, duke ngritur pyetje të forta mbi etikën e kësaj kompanie ndërkombëtare.

Në një vend me standarde të qarta dhe institucione që respektojnë shëndetin e qytetarëve, ky skandal do të kishte shkaktuar një reagim masiv nga publiku dhe një thirrje për përgjegjësi. Shqiptarët nuk duhet të pranojnë të trajtohen si konsumatorë të dorës së dytë, duke blerë dhe konsumuar produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre.

Ky investigim i “Ora News” nxjerr në pah një skandal të papranueshëm dhe një papërgjegjshmëri të frikshme nga ana e KFC-së. Qytetarët shqiptarë duhet të reagojnë dhe të kërkojnë standarde më të larta nga bizneset që operojnë në vendin e tyre. Nëse KFC refuzon të marrë përgjegjësinë e duhur, atëherë është koha që qytetarët ta bojkotojnë këtë zinxhir ushqimor.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here