Ish-truproja i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci, e ka postuar një fotografi të nënës së ish-presidentit të Kosovës.
Ai ka treguar se kjo fotografi është realizuar më 24 maj të vitit 1992.
Në profilin e tij në “Facebook” , ai ka shkruar se fotografia në fjalë është realizuar në banesën e ish-presidentit, ku komisioni për votim ishte shkuar në banesën e Rugovës për të ia mundësuar nënës së tij votimin për zgjedhjet që ishin mbajtur në atë vit.
“Fotografi e pa publikuar deri më tani: 24 maj 1992 dita e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë! Komisioni për votim shkon në banesën e Dijetarit RUGOVA në Lakrishtë, Prishtinë për t’ia mundësuar votimin e nënës së tij znj. Sofë RUGOVA! Në foto, nga e majta: Fanë RUGOVA, Sofë RUGOVA dhe Jakup SHALA!”, ka shkruar Merovci.