Mendimi për motin – 28.02.2025 – Trendet dyjavore
Formimi i një omega blloku të fushave anticikonike mbi kontinent javën e parë të marsit, kushtëzon mot më stabil me intervale më të gjata me diell përgjatë vendit tonë. Temperaturat pas një rënie nga dita e diel, në pjesën e dytë të javës marrin një trend të rritjes deri në 14C e 16C, lokalisht edhe afër 20C. Gjthashtu dhe minimalet shënojnë rritje deri në 4C e 6C. Gjatë fundjavës së ardhshme, vransira kalojnë nga rajoni, por në vendin tonë, për momentin nuk duken të mundshme të reshurat.
Duke kaluar në javëne dytë të marsit, me dobësimin e fushave anticiklonike, përgjatë rajonit kalojnë shtjella ciklonike, që edhe pritet të kushtëzojnë mot më të paqëndrueshëm e me periudha me të reshura, kryesisht shiu, meqenëse temperaturat mbesin ende të larta mbi normale prej 12C e 14C, ato maksimale, e minimalet 2C e 6C.