Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në Shirokë të Suharekës.
Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga Faton Aliu, drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.
Portali lokal “Suhareka Online”, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Prej fotografisë shihet motoçikleta dhe vetura e dëmtuar.