Me thikë e armë e sulmuan dhe ia grabitën veturën një qytetari – arrestohen dy persona në Komoran

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Komoran, pasi që të njëjti në gjendje të dehur me veturën e tyre, ia kanë bllokuar rrugën një personi tjetër.

Në raport thuhet se, sipas ankuesit, të dyshuarit kanë pasur thikë dhe armë, të cilët e sulmuan atë dhe ia morën veturën.

‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK0ja.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here