“Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit

Sulmet me raketa dhe dronë ndaj regjimit izraelit filluan ndërsa udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ali Khamenei, iu drejtua kombit iranian, duke premtuar se forcat e armatosura iraniane do të krijonin “një situatë të mjerueshme për regjimin e Izraelit”.

Por Khamenei tha se regjimi nuk do të mbetej i padëmtuar pas sulmeve të fundit ndaj Iranit, shkruajnë mediat e huaja.

Ai shtoi se Izraeli “bëri një gabim serioz, pasojat e të cilit do ta bëjnë atë të pafuqishëm”.

“Duhet të merren masa të forta dhe ato do të merren”, tha ai dhe shtoi: “Dënimet për ta nuk do të jenë të lehta. Jetët e tyre padyshim do të bëhen të zymta”.

Ajatollahu tha gjithashtu se i gjithë kombi iranian qëndron pas Forcave të Armatosura dhe se “Republika Islamike, me ndihmën e Zotit, do ta mposhtë regjimin sionist”.

Ndryshe, Irani ka nisur valën e sulmeve ndaj Izraelit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here