Ish-kryeminsitri Isa Mustafa ka deklaruar se më mirë për Kosovën në këto momente është të pranojë sanksionet e ndërkombëtarëve, se sa marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mustafa renditi të gjitha arsyet sipas tij, duke theksuar se këto sanksione, janë më mirë se një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Më mirë se sa të pranojmë një dokument i cili ka kufijtë e autonomisë apo Asociacionit, një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e njeh prezencën e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë por jo pavarësinë e Kosovës, një dokument i cili kërkon që kontekstet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe komunave të Asociacionit mund të zgjidhet dhe në arbitrazh të veçantë, atëherë ne po fusim një lloj të qeverisjes së vendit”.
“…që nuk e kemi pasur në Kushtetutë dhe më shumë ngjan me një protektoriat të ri, jo një protektoriat ndërkombëtar ndaj Kosovës, por një protektoriat të një Asociacionit brenda Republikës së Kosovës, nqs thuhet se problemet që nuk mund të zgjidhen ndërmjet Asociacionit dhe qeverisë së Kosovës, atëherë ato shkojnë në një arbitrazh dhe zgjedhja e tre anëtarëve të arbitrazhit do të thotë bëhet me dy përfaqësues të komuniteteve dhe i treti vjen me marrëveshje dhe nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë vjen nga BE dhe në këtë mënyrë BE po kryen një lloj protektorati mbi atë Asociacionit i cili do të ishte shumë i rrezikshëm për ne sepse në vend të Gjykatës Kushtetuese do të kemi një organ tjetër që ndan drejtësi dhe rregulla në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa në televizionin Syri.