Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka protestuar (në heshtje) kundër dhunës në institucione, si reagim ndaj ndaj sulmit fizik të kryer nga zëvendësuessekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi.Protestuesit janë mbledhur para objektit të MKRS-së duke mbajtur maska në fytyrë dhe pankarta në duar me mbishkrimet “sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik. E as nuk kam liri për tu shprehur lirshëm”, “S’muj me fol se të gjuhen në qafë mandej”.
Në lidhje më këtë rast është potencuar edhe ministri, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se janë duke marr informata në lidhje me këtë rast dhe se sipas tij dhuna është e papranueshme.
Të gjitha faktet janë duke vlerësuar sepse duam që të sigurohem që nuk do ta diskriminojmë askënd. Edhe policia është duke u marr me rastin, po e presim edhe raportin e policisë, po ndërmarrim edhe veprimet tona. Në momentin që i kemi të gjitha faktet do të ndërmarrim veprimet e nevojshme sipas ligjit dhe procedurës. Dhuna ose çfarë do veprimi që eskalon në ballafaqim fizik janë të papranueshme, të dënueshme dhe këtë parim do ta mbrojmë deri në fund në këtë rast”, ka thënë Çeku.