“Më e bukur brenda se jashtë”, Musk mohon lidhjen romantike me kryeministren Meloni

Elon Musk ka mohuar të ketë një lidhje romantike me kryeministren italiane Giorgia Meloni, pasi një foto e tyre duke u parë me mall në sytë e njëri-tjetrit u bë virale.Sipërmarrësi miliarder dhe kryeministrja e Italisë u fotografuan gjatë një eventi ku Musk i dhuroi zonjës Meloni çmimin Global Citizen nga Atlantic Council.

Fotoja nga në Nju Jork ndezi rrjetin, ku shumë njerëz shkruanin: “Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas…”

 

Por Musk, u përgjigj në X, duke thënë: “Unë isha atje me mamin tim. Nuk ka asnjë marrëdhënie romantike me kryeministren Meloni”.Thuhet se Meloni kishte kërkuar që Musk të ishte personi që do t’i dorëzonte çmimin në ngjarjen e së hënës, ndërsa biznesmeni fluturoi në Itali dy herë vitin e kaluar për të takuar udhëheqësen italiane.

 

Sipërmarrësi i teknologjisë lavdëroi udhëheqësen e Brothers of Italy teksa i dorëzoi çmimin, duke thënë se ajo ishte “dikush që është edhe më e bukur brenda se jashtë”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here