“Kosova po dërgon sinjale negative të partnerët e vet”, ka shkrar ambasada franceze në Kosovë, referuar mbylljes së disa zyreve paralele serbe në veri të Mitrovicës nga autoritetet kosovare.
Ditë më parë u mbyll një ujësjellës që funksiononte me sistem të Serbisë si dhe një e ashtuquajtur Zyrë për Sport dhe Rini. Për këto shkroi edhe vetë deputeti Albin Kurti në profilin e tij në Facebook. ]
“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, thanë nga ambasada e Francës.