Martohet Aleks Soros, Edi Rama niset për në dasmë në SHBA

Në një ditë që tradicionalisht festohet me bujë nga socialistët, mungesa e Edi Ramës ka rënë në sy. Kryeministri shqiptar është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në dasmën luksoze të Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, i cili do të kurorëzohet më 14 qershor me Huma Abedin.

Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se aktivitetet përvjetore të 34-vjetorit janë shtyrë për në një datë të mëvonshme, sapo Rama të rikthehet nga vizita e tij private në SHBA.

Soros jeton në Manhattan dhe që nga maji i vitit 2024 ishte në një lidhje me konsulenten politike Huma Abedin; ata bënë daljen e tyre të parë si çift në Met Gala natën e 6 majit 2024. Çifti njoftoi fejesën e tyre më 10 korrik 2024.

Alexander Soros, 39 vjeç, lindur më 27 tetor 1985 është një investitor dhe filantrop amerikan. Një nga pesë fëmijët e miliarderit George Soros, ai kryeson Bordin e Drejtorëve të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe është anëtar i komitetit të investimeve për Soros Fund Management. Ai u emërua gjithashtu një nga Udhëheqësit e Rinj Globalë të vitit 2018 të Forumit Ekonomik Botëror.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here