Macron: Franca do të sigurojë 2 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka pritur sonte në takim në Paris homologun e tij ukrainas Volodomyr Zelensky.Ai në një konferencë për media pas takimit tha se Rusia po e ri-interpreton atë që u ra dakord në bisedimet e armëpushimit.

“Unë vërej se sot Rusia është gjithmonë e tunduar të riinterpretojë atë që ne diskutojmë dhe biem dakord. Ndërsa thotë se dëshiron paqe, Rusia vazhdon të godasë intensivisht territorin ukrainas, duke përfshirë objektivat civilë.

“Ne i dënojmë këto sulme”, tha Macron.Ai gjithashtu tha se Franca do të sigurojë një mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Presidenti ukrainas ka mbërritur në Paris për një takim me homologun e tij francez. Dy presidentët do të diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën përpara një samiti të “koalicionit të vullnetit” nesër.

Nisma u prezantua për herë të parë nga kryeministri britanik Keir Starmer gjatë një samiti të 2 marsit në Londër, ku liderët evropianë dhe të tjerë diskutuan mbështetjen për Kievin.

Mbi 30 vende kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në forcën paqeruajtëse të koalicionit, tha zëdhënësi i Starmer më 17 mars, duke konfirmuar se nisma ka hyrë në një “fazë operacionale”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha më 24 shkurt se presidenti rus Vladimir Putin do të lejonte paqeruajtësit evropianë në Ukrainë si pjesë e një zgjidhjeje. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov më vonë hodhi poshtë publikisht idenë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here