Tri zyrtaret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilat u arrestuan gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit në prokurori.
Burimet e IndeksOnline brenda prokurorisë kanë konfirmuar se zyrtaret pas intervistimit nga prokurori, janë liruar dhe të njëjtat do të dalin para organeve të drejtësisë në procedurë të rregullt.
Bëhet fjalë për Flora Selimin, Edila Gosalcin dhe Vjollca Vishajn, të cilat u ndaluan me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në disa raste të ndara. Aksioni u zhvillua të enjten në ambientet e ministrisë në Prishtinë.
Prokuroria pritet të vazhdojë hetimet në lidhje me rastin, ndërkohë që të dyshuarat do të hetohen në liri.