Kryetar i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, duke folur për zgjedhjet e ardhshme, tha se koha është për reflektim racional, që sipas tij është rezultateve me qeveritë e kaluara.
“Tash është koha me u matë me rezultate. Ka shkuar ajo kohë kur shpresa e ndryshimit është premtuar. Tash është koha me ia ba një analizë, me u matë me rezultatet. Cilat janë rezultatet katër vjeçare të kësaj Qeverie, edhe hajde të krahasojmë me të kaluarën. Ka gjëra që as nuk duhej me u krahasu sepse katër vite janë të mëdha, është ndryshe koha, rrethanat janë tjera, mundësitë janë tjera, por aq keq është kjo qeverise sa që mund të krahasohesh me të kaluarën”, tha Limaj.
Ai bëri një krahasim për dy vite e gjysmë sa ka qenë ministër Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, në vitet 2007-2010, duke thënë se e tëre Qeveria nuk kanë bërë më shumë se vetëm ministria e tij.
“Unë kam qenë 2 vjet e gjysmë ministër. Me rrethana normale para 14 viteve kur kam qenë ministër, nuk bën me u matë sot. Në 2008-tën, Kosova atëherë është ba shtet, zero ka qenë. Përfaqësuesin e UNMIK-ut e kamë pasë në zyrën tjetër, mungesa e kompetencave, të gjitha këto, por qe po krahasohemi. Me krejt këto, dy vite e gjysmë që kur kam qenë ministër, nxirrmi krejt Qeverinë përballë edhe po krahasohemi me ata çka kanë bërë ata krejt bashkë për katër vjet dhe çka kam bërë veç unë. Me rezultate po matemi”, tha Limaj.
Limaj tha se në atë përiuhë, në Kosovë janë shtruar 1200 kilometra asfalt, gjë që e ka bërë Kosovën 2 për qind mbrapa Sllovenisë, ndërsa përpara të gjitha vende tjera të rajonit.
“2008-2011, buxheti i Republikës së Kosovës ka qenë 662 milionë euro. Kosova ka qenë ende duke i bartur kompetencat nga UNMIK-u, me kufizime, me mungesë të infrastrukturës ligjore që është shumë me rëndësi, që praktikisht, në shumë segmente, shteti ka qenë ende duke u ndërtuar sepse po flasim për 2008-ën. Me 662 milionë euro, Kosova ka qenë në lloq. Ne kemi dalë, edhe për dy vite e gjysmë i kemi bërë 1200 kilometra rrugë rurale në gjithë Republikën e Kosovës, për me e ditë që veç Sllovenia na kalon me 2 për qind. Rrjeti rrugor i fshatrave me më tepër se 50 familje, Kosova është 2 për qind mbrapa Sllovenisë, para të gjitha vendeve të tjhera të rajonit. 98 për qind e fshatrave të Republikës së Kosovës që kanë më tepër se 50 shtëpi, janë të asfaltuara dhe janë të lidhura me qendrën e tyre komunale. Kur e kam marrw unw ka qenw vetwm 17 pwr qind”, tha Limaj.