Limaj i hapur për koalicion, Kurti: S’i kemi ndryshuar qëndrimet, kanë bërë luftë hibride kundër Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për formimin e qeverisë së re dhe mundësitë për koalicion të mundshëm me partinë NISMA e cila udhëhiqet nga Fatmir Limajn, duke thënë se, partia që udhëheq ai do të pres certifikimin e rezultateve e pastaj do të shohin ‘‘për rrugën përpara’’.

Megjithatë, Kurti ka deklaruar se ai dhe partia që drejton nuk i kanë ndryshuar qëndrimet që kanë pasur ndajr kundërshtarëve politikë.

Ai po ashtu ka thënë se LVV ka dalë fituese në zgjedhje, dhe se ai që fiton ‘‘duhet dhe do ta formojë qeverinë’’.

‘‘Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibrdie kundër qeverisë sonë, dhe kundër LVV, por ne kemi dalë fitimtar dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë’’, ka potencuar Kurti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here