Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një deklaratë para Kuvendit të Kosovës, u bëri thirrje deputetëve që të verifikojnë mandatet dhe të nisin punën drejt funksionalizimit të institucioneve, raporton Korrespondenti.
Ai theksoi se procesi është teknik dhe nuk duhet politizuar më tej.
“Unë shpresoj që sot në Parlamentin e Kosovës deputetët do të votojnë veten e tyre, të verifikojnë atë që e ka votuar qytetari i Kosovës. Secili nga ne duhet t’i kryejë detyrat e veta dhe shpresoj që secili deputet ta bëjë detyrën e vet dhe të fillojë funksionimi i institucioneve,” tha Limaj. /Korrespondenti