Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur pas dështimit të serishëm të seancës konstituive. Ai ka thënë se do të ishte mirë që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të parë se si do të procedohet tutje.
“Do të ishte mirë të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Do të ishte mirë që pas vendimit, të mobilizohen forcat politike”, ka thënë Limaj.
Ai ka treguar se Kurti nuk i ka votat për të krijuar një Qeveri të re dhe se këtu është problemi i bllokadës.
“Unë vazhdimisht kam thënë shumicë qeveritare. S’ka zgjidhej parciale. Për mue asnjëherë s’ka qenë temë kryetari I Kuvendit. S’ka numra të mjaftueshëm për Qeveri, derisa s’ka numra për shumicë qeverisëse, gjendja ka ngecur këtu. Po të ishin votat, do të demonstrohej vota në zgjedhjen e Kuvendit”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se NISMA s’përkrah zgjidhje parciale që e çojnë vendin në zgjedhje.