Ligjvënësit evropianë kundër Orban: Bllokojini fondet Hungarisë

Një grup euro-deputetësh i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të bllokojë fondet për Hungarinë me efekt të menjëhershëm, për shkak të zhbërjes së sundimit të ligjit nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban.

Letra i drejtohet komisionerit evropian për Buxhetin, Piotr Serafin dhe atij për Demokracinë dhe Drejtësinë, Michael McGrath dhe mban firmën e 26 euro-deputetëve nga 5 grupe të ndryshme parlamentare.

Ligjvënësit në fjalë shprehin shqetësim të thellë sa i takon zhvillimeve të fundit në Hungari dhe kërkojnë nga Komisioni që të rrisë presionin ndaj qeverisë Orban, që të mos shkelë më vlerat dhe ligjet e Unionit.

“Dhe kjo mund të bëhet duke pezulluar me efekt të menjëhershëm të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë, në bazë të ligjit që mbron interesat financiare të Unionit”, thuhet në letër.

Letra citon disa çështje kyçe si: ndërhyrjen e ekzekutivit në punët e Autoritetit Hungarez të Integritetit, duke minuar pavarësinë e gjyqësorit; ndalimin e grupimit LGBT+ dhe miratimin e ligjit “Mbrojtja e Sovranitetit”.

Në letër thuhet se ky ligj, i votuar në 2023-shin, u mundëson hetuesve përdorimin e fondeve të huaja për të influencuar votuesit dhe shihet si një mjet kundër kritikëve të qeverisë.

Krahas ligjit në fjalë, Parlamenti hungarez po debaton edhe një draft për gjobitjen e mediave dhe OJQ-ve që marrin fonde nga jashtë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here