LDK në negociata me Vjosa Osmanin për ta bërë bartëse të listës në zgjedhjet e reja të mundshme

LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës në zgjedhje të mundshme.
Kështu bëjnë të ditur burimet e Blic të afërta me LDK-në bëjnë me dije se partia po zhvillon bisedime me Vjosa Osmanin lidhur me një rol të mundshëm udhëheqës në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas këtyre burimeve, në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja, Vjosa Osmani mund të jetë bartëse e listës së LDK-së.

Këto negociata tregojnë përpjekjet e partisë për të siguruar një figurë të fuqishme për të përballuar sfidat elektorale dhe për të rritur shanset për një rezultat pozitiv.

Kujtojmë se, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që u mbajtë dje, pyetur nga gazetarët la të hapur mundësinë e mbështetjes për Vjosa Osmani, por theksoi se aktualisht “nuk është prezent një emër i tillë”.

“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas”, deklaroi Abdixhiku.

Ai sqaroi se LDK-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për nënshkrime.

“Ne nuk kemi pasur refuzim asnjëherë. Por askush s’ka ardhur me 15 nënshkrime që t’i kërkojë edhe 15 të LDK-së”, tha ai.

Sipas tij, kandidati për president duhet të jetë produkt konsensusi dhe jo gare partiake.

“Për garë LDK nuk beson se ka zgjidhje. Është procedurë e parapërcaktuar për të dështuar. Konsensusi bën president. Presidenti s’duhet të jetë vazhdimësi e qeverisë, por kundërbalancë”, u shpreh Abdixhiku.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME