Lansohet raketa balistike nga Jemeni, izraelitët arrijnë ta shkatërrojnë në ajër

Një raketë balistike e lansuar drejt Izraelit nga Jemeni me sukses është shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore izraelite, kanë njoftuar nga IDF-ja.

Sirenat u aktivizuan menjëherë në pjesën qendrore të Izraelit, kurse copëzat e raketës së shkatërruar kanë rënë brenda territorit të Izraelit.

Katër persona janë lënduar derisa po vraponin drejt strehimoreve dhe sirenat dëgjoheshin që paralajmëronin sulme të mundshme.Personi i pestë është trajtuar me lëndime të lehta u bë e ditur nga ekipet emergjente në terren, transmeton Telegrafi.

Raketa është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore Arrow, që është dizajnuar për të shkatërruar raketat balistike derisa janë akoma jashtë atmosferës.

Sipas forcave ajrore izraelite, raketa është rrëzuar në një lartësi tejet të lartë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here