Aeroplani që transportonte Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u detyrua të bënte një ulje emergjente mbëmjen e kësaj të mërkure për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës.
Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Reuters.
“Avioni u ul sipas procedurave standarde dhe të gjithë pasagjerët, përfshirë Sekretarin Hegseth, janë të sigurt”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një postim në X.
“Gjatë rrugës së kthimit për në Shtetet e Bashkuara nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, avioni i Sekretarit të Luftës Hegseth bëri një ulje të paplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një çarjeje në xhamin e përparmë të avionit. Aeroplani u ul bazuar në procedurat standarde dhe të gjithë në bord, përfshirë Sekretarin Hegseth, janë të sigurt”, ka shkruar Parnell në rrjetin social “X”.