Lajçak për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Po e përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi ka marrë pjesë të premten në forumin 2BS në Budvë të Malit të Zi.

Aty, Lajçak, ka thënë se vazhdon të besoj se marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë përfaqëson sfidën më strategjike për rajonin.

Vitin e kaluar ne arritëm diçka të rëndësishme, marrëveshjen për rrugën e normalizimit që jep një trajektore mjaftë të qartë dhe progresive për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht sot 18 muaj më vonë, kemi parë pak zbatim të kësaj marrëveshje që është shqetësuese”, ka thënë Lajçak.

Sllovaku ka folur edhe për veprimet e Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore duke thënë se ato po gjenerojnë vërejtje të bashkësisë ndërkombëtare dhe frustrim të banorëve lokalë.

Ajo që po shohim janë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar sundimin e ligjit në veri të Kosovës, secili e mbështet sundimin e ligjit, por fatkeqësisht kjo po bëhet në një mënyrë që gjeneron vërëjtje nga bashkësia ndërkombëtare dhe frustrime të komunitetit lokal të afektuar, kështu që kemi më pak normalizim dhe më shumë tensione. Dhe është e thjeshtë, duhet t’i kthehemi implementimit të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Tutje ai ka folur edhe për sulmin në Banjskë, duke theksuar se kjo ngjarje ka pasur një ndikim përkeqësues të atmosferës të dialogut.

“BE ka qenë mjaftë e qartë se ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari dhe e dimë kush janë këta. Disa prej tyre e kanë marrë përgjegjësinë, është për keqardhje që s’kemi parë llogaridhënie dhe BE do të vazhdojë të bëjë thirrje për llogaridhënie sepse gjërat si Banjska s’duhet të kalojne pa konsekuenca, pa ndëshkim” ka theksuar emisari.

Por, çfarë pret ai në muajt në vijim? Lajçak thekson se nuk pritet të ketë progres gjatë kohës së zgjedhjeve. Ai ka theksuar se janë duke e përgatitur terrenin që të ketë përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve.

“Të jemi realist Kosova do të ketë zgjedhje në shkurt. BE është në periudhë tranzicioni dhe mu kërkua që ta vazhdoj mandatin që të ketë vazhdimësi dhe procesi po vazhdon ne po takohemi në nivel të kryenegociatorëve, por përvoja tregon se nuk mund të presësh ndonjë rezultat në zgjedhje. Po e përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”, ka theksuar ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here