Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka shkruar lidhur me takimin me kryeministrin Albin Kurti në New York, si dhe me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.
Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrugën para, duke theksuar se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
“Iu bashkova Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe Emisarit të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof për një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm për të diskutuar rrugën para. U pajtuam se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimint të shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.
I joined @StateEUR and DAS Kasanof for a meeting with Kosovo’s PM @albinkurti this morning to discuss the way forward. We agreed that there is no alternative to the swift implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/dQ6b1EPGv0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024
Për këtë takim që u zhvillua në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Neë York, ka njoftuat më herët edhe vetë Kurti.
Kurti ka thënë se me O’Brien dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun, teksa ka thënë se ka theksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si dhe zbatimin.
“Ishte kënaqësi të takohesha me Ndihmës Sekretarin Jim O’Brien, të cilit iu bashkua Përfaqësuesi Special i BE-së @MiroslavLajcak. Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, ka shkruar Kurti.