Ky është shteti amerikan që nuk e mbron dot as NATO. Çfarë ndodh me të në rast sulmi?

Aleanca e NATO-s ofron një vetëmbrojtje kolektive në rast të një sulmi ushtarak ndaj çdo shteti anëtar, por kjo nuk vlen për një shtet të vetëm të SHBA-së.

Hawai edhe pse është pjesë e SHBA-së, vendi nuk mbulohet teknikisht nga pakti i NATO-s. Nëse një fuqi e huaj do të sulmonte Hawain dhe bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor, NATO nuk do të siguronte mbrojtje për të.

“Njerëzit priren të supozojnë se Hawai është pjesë e SHBA-së dhe për këtë arsye mbulohet nga NATO,” tha David Santoro, president i grupit të mendimit të Forumit të Paqësorit në Honolulu.

Arsyeja se pse Hawai , edhe pse shteti i 50-të i SHBA-së, nuk mbrohet nga NATO, është thjeshtë për pozicionin e saj gjeografik: Hawai nuk është pjesë e SHBA-së kontinentale.

Përjashtimi është përcaktuar në Traktatin e Uashingtonit, dokumenti që themeloi NATO-n në vitin 1949, një dekadë përpara se Havai të bëhej shtet.

Hawai nuk mbulohet nga neni 5 i traktatit të NATO-s që Aleanca ndërhyn kur një anëtar i saj sulmohet, por përfshihet në nenin 4 të saj, ku thuhet se anëtarët do të konsultohen kur kërcënohet “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e çdo anëtari.

Rëndësia strategjike e Havait ka gjithashtu një rëndësi historike për SHBA-në.

“Ky është vendi ku ndodhi Pearl Harbor. Kjo është ajo ku ne u sulmuam që na solli në Luftën e Dytë Botërore. Për amerikanët ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis këtij shteti dhe përfshirjes sonë në Luftën e Dytë Botërore dhe në fund të fundit ndihmën tonë për të kontribuar në fitoren mbi aleancën e Gjermanisë naziste, Japonisë dhe Italisë”, tha Santoro.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here