Ky është parashikimi i motit për këtë fundjavë në Kosovë

Goditja polare me ulje të ndjeshme të temperaturave, erëra shumë të ftohta veriore dhe reshje bore tanimë pothuajse është gati e sigurtë këtë fundjavë në territoret tona dhe këtë e konfirmon edhe llojllojshmëria apo “potpuria” e ngjyrave në fotografinë kryesore në parashikim të motit ku shihen gati të gjitha llojet e reshjeve si shiu, shqota, bora, breshnica etj. me rastin e ardhjes së mases shumë të ftohtë ajrore dhe krijimit të ciklonit të fuqishëm që nga Deti Jon e deri në Detin e Zi.

Ky ciklon do të tërheq një sasi të madhe të ajrit mjaft të ftohtë arktik dhe polar. Megjithatë ende nuk mund të themi asgjë për sasinë e reshjeve të borës, ngase mund të kemi dy opsione.

Opsioni i parë është krijimi i ciklonit dhe largimi shumë i shpejt i tij dhe kjo do të mundësonte reshje të dendura bore por të shpejta dhe kalimtare. Me këtë rast do të kishim shtresa jo të mëdha bore më shumë në viset kodrinore-malore, por edhe në gati të gjitha ultësirat.

Opsioni i dytë është krijimi i ciklonit dhe largimi i tij paksa më i ngadalshëm, me ç”rast do të kishim reshje të dendura bore për një kohë më të gjatë dhe akumulim më masiv të borës. Kjo mbetet ende enigmatike, ngase modelet deri të shtunën do të ndryshojnë shumë herë dhe për këtë arsye është e pamundur të dihet sasia e saktë e borës nga tani.

Pra, për fund të themi se dimri po vjen me “goditje serioze” dhe duhet të jemi të përgaditur për çdo eventualitet ngase kohëve të fundit nuk kemi pasur goditje dimërore kaq herët në sezonë.

Për sasinë e reshjeve të borës dhe fuqinë e të ftohtit polar do të flasim shumë gjatë kësaj jave deri të konfirmohet afërsisht fuqia dhe kohëzgjatja e ditëve të ftohta dimërore pas të shtunës./MeteoBallkan

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here