Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Klinës.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa sipas raportimeve të Indeksonline, i dyshuari është Adrian Hoti i moshës 21-vjeçare.
Hoti thuhet se është është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti nga fshati Jashanicë.
Lajmi në lidhje me këtë ngjarje tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.