Ky është i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit

Kushtrim Kokalla është i arrestuari i tretë që dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen makabre të Liridona Murselit të mërkurën në Prishtinë.

Ai është arrestuar pas Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës dhe Granit Plavës i dyshuar si ekzekutori që mori pagesë në këmbim të kryerjes së krimit nga Naim Murseli.

Kushtrim Kokalla është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mëson Paparaci.com nga burime të mirë informuara.

Gjithashtu, Paparaci.com ka marrë vesh se Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla kanë edhe lidhje familjare mes tyre, më saktësisht, nip e dajë.

Naim Murseli dhe Granit Plava tashmë siç ka raportuar ekskluzivisht Paparaci.com kanë pranuar përpara hetuesve veprat me të cilat ngarkohen.

Plava ka rrëfyer se ka pranuar një shumë të parave nga Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij. Edhe ky i fundit ka pranuar veprën e krimit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here