Ramazan Mataj, 33 vjeç u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në një rrugë në fshatin Dragoç të Shkodrës.Policia tha se 33-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash brenda automjetit me të cilin udhëtonte.
Trupi i pajetë i të riut brenda automjetit u gjet nga disa banorë të zonës pasi atentati ndaj tij ka ndodhur në një rrugë larg banesave të fshatit.
Naim Mataj, xhaxhai i 33-vjeçarit tha se nipi dhe familja e tij nuk ka pasur asnjë konflikt.Ai u shpreh për mediat se 33-vjeçari është kthyer para 1 viti nga Belgjika dhe punonte me punë të ndershme në ndërtim në Mal të Zi.