Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së Enver Bajraktarit

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i arrestuar është Top Kolshi, nga fshati Baicë.

Ky i fundit e ka pranuar se e ka vrarë Enver Bajraktarin në Baicë të Lipjanit, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

T.K., sipas njoftimit, gjatë dhënies së deklaratës ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

Ndërsa ekskluzivisht, Gazeta Sinjali mëson se prapa kësaj vrasjeje makabre dyshohet të qëndrojnë motive pasurore.

Burimet bëjnë me dije se viktima dhe i dyshuari kishin edhe një mosmarrëveshje të hershme pronësore, e cila dyshohet se ka çuar deri në këtë krim të rëndë.

I dyshuari i arrestuar mëngjesin e sotëm është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore.

Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati. Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME