25.7 C
Pristina
E martë, 12 Gusht, 2025

Ky dyshohet të jetë motivi i konfliktit në Hajvali, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari

Sinjali mëson ekskluzivisht se prapavija e vrasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Hajvali të Prishtinës, ku humbi jetën 41-vjeçari Muhamet Matoshi, lidhet me një ngatërresë banale në komunikacion.

Sipas burimeve të sigurta te Sinjalit, pas një shkëmbimi fjalësh mes viktimës dhe të dyshuarit Xhemajl Nuhiu, situata ka degraduar shpejt, duke çuar në përdorimin e armës së zjarrit. Plumbat rezultuan fatalë për Matoshin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit,” ka deklaruar Syla për media.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 22:00 dhe se hetimet janë duke vazhduar me intensitet nga Policia dhe Prokuroria. I dyshuari është identifikuar, por ndodhet ende në arrati.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here