Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Periskopit brenda Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie.
Shumica e delegatëve të LDK’së kanë votuar pro Abdixhikut të mbetet në krye të partisë.
Kundër dorëheqjes së Abdixhikut janë deklaruar 164.
Pro dorëheqjes janë deklaruar 136.
Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë.
Në votim kanë marrë pjesë 355 delegatë, të cilët kanë votuar me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut.
