Megjithëse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ishte thirrur për në orën 12:00, edhe pas kalimit të më shumë se 30 minutave, salla mbetet pothuajse e zbrazët, përcjell Korrespodenti.
Seanca nuk ka nisur ende, ndërkohë mungesa e deputetëve vazhdon të jetë evidente.
Kujtojmë se dy seancat e mëparshme, e martë dhe e enjte, janë ndërprerë nga kryesuesi Avni Dehari, për shkak të mungesës së konsensusit mes partive dhe pamundësisë për të votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.