Kush ishte Gordievsky që shpëtoi botën nga katastrofa bërthamore

Oleg Gordievsky, agjenti më i rëndësishëm i dyfishtë i Luftës së Ftohtë për Mbretërinë e Bashkuar brenda KGB-së, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Ai kishte jetuar në Surrey nën mbrojtjen e policisë që kur Moska dyshoi për veprimet e tij në 1985 dhe i shpëtoi për pak arrestimit, gjyqit dhe ekzekutimit duke kaluar ilegalisht kufirin, i fshehur në bagazhin e një makine.

Ai kishte kaluar shumë vite më parë si agjent i dyfishtë, duke i kaluar informacione jetike si MI6-së dhe MI5-së britanike.vend të sigurt.

“E urreja sistemin komunist, doja ta luftoja”, shprehej ai, referuar një regjistrimi, i cili u shfaq në dokumentarin e BBC-së Secrets and Spies: A Nuclear Game.

“Gordievsky dikur përshkruhej nga një njeri i MI6 si i vetmi spiun vërtet ideologjik sovjetik për të cilin mund të mendonte”, shkroi gazetari Mark Urban në X pas lajmit për vdekjen e tij.

“Ai përçmoi BRSS dhe u përpoq ta minonte atë duke i transmetuar informacione sekrete Perëndimit”, tha ai.

Pas largimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Gordievsky jetoi afër Surrey.

Megjithatë, siç vë në dukje Richard Norton Taylor në nekrologjinë e tij në The Guardian, ai ndihej i vetmuar pa familjen e tij “dhe vuajti nga simptomat e tërheqjes që spiunët përjetojnë aq shpesh kur emocionet e jetës së tyre të fshehtë dhe dezertimit janë qetësuar”.

Martesa e tij e parë, me Yelena Hakobyan, një oficere e KGB-së, përfundoi me divorc. Në vitin 1979, ai u martua me Leyla Aliyeva, të cilën e takoi në Kopenhagë, ku ajo punonte për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ata kanë dy vajza, Maria dhe Anna, të cilat gjithashtu besohet se jetojnë në Britani të Madhe.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here