Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër lidhur me, siç e quan ai, një pabesi të rëndë nga një person të ciliti i kishte besuar për më shumë se dy dekada.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se gjëja më e shëmtuar është momenti kur njeriu përballet me faktet e pabesisë nga “ njeriu “ të cilit i kisha besuar pa masë, për më shumë se 20 vite.
“Ndërkohë që çdo ditë po dalin faktet e reja , kjo pabesi nuk ishte ndalur vetëm te mashtrimet apo falsifikimi i dokumenteve, por përfshinte edhe tentativa poshtërimi, vjedhje, përbuzje të sofres, gënjeshtra, inteigat, terhjekjen e bashkepuntorëve tjerë më këto akte kriminale dhe shumë veprime të tjera të ulëta. As këto nuk i kishin mjaftuar. Ai duke mos pas fytyrë të përballët mẽ atë që kishte bërë, kishte vazhduar më tej, duke tentuar të rrënoj gjithçka që kam ndërtuar gjatë gjithë kohës së punës time , respektin ndaj njerëzve, moralin dhe pronën”, ka shkruar ai.
Sipas tij, faktet e këtyre pabesive, të ndërtuara me vite me radhë, do t’i publikoj një nga një sapo të fillojë trajtimi i tyre në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi – aty ku janë konsumuar.
“Me këtë synohen dy qëllime kryesore: Së pari, të rritet vetëdija se pabesia është një akt i shëmtuar dhe nuk mund të kalojë pa pasoja. Së dyti, për ata që mund të gjenden në një situatë të ngjashme me timen: besimi te njerëzit, sidomos te bashkëpunëtorët, është normal, por kontrolli është i domosdoshëm”, ka shkruar ai.
