Nuk bëhet fjalë për Dejona Mihalin. Për dallim nga kjo e fundit e cila i ka shmangur daljet para kamerave dhe angazhimit publik në Kosovë, një grua tjetër po i qëndron në krah, kudo që po shkon kryeministrit të vendit, Albin Kurti, shkruan Periskopi.
Daulina Osmani – zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mund të jetë ndoshta personi më i shpeshtë që mund ta shihni në fotografitë e kryeministrit Kurti. Madje, në aktivitet kulturore-sportive ku do duhej të ishte ministri Hajrullah Çeku, në vend të tij është e pranishme zëvendësja, Daulina Osmani.
Së fundmi, Daulina Osmani ka shkuar me kryeministrin Kurti në Hamburg të Gjermanisë për ta shikuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Daulina ishte prezente edhe kur Shqipëria luajti kundër Italisë. Ndeshja u përcoll nga Kosova, në Ballkonin e Hapur tek ndërtesa e Qeverisë.
Këto janë vetëm dy ngjarjet më të fundit që Daulina ishte prezenete.
Më poshtë gjeni fotografitë që tregojnë se Daulina Osmani është person i besueshëm tek Kurti dhe se gati në çdo event e ka pranë vetës atë.
Si u përfshinë motra dhe dhëndrri i zv. Ministres Daulina Osmani në skandalin e 335 mijë eurove nga MKRS?
Në vitin 2022, Periskopi kishte raportuar ekskluzivisht rreth një projekti sportiv me destinacion Brezovicën, që i kishte kushtuar Ministrisë 335 mijë euro. Këto 335 mijë euro i ishin dhënë Organizatës Joqeveritare, Federatës së Sportit Shkollor. Kjo e fundit, e shpall fituese të tenderit kompaninë ‘Omnisport’ – ku në mesin e pronarëve, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres Daulina Osmani.