Kush deshi ta veshë me kostum Zelenskyn?

Përveç diskutimit të nxehtë që pati me presidentin amerikan Donald Trump, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky u përball me pyetje dhe komente mbi veshjen luftarake që kishte veshur nga një gazetar konservator. Pyetja mbi veshjen parashikoi diskutimin mbi mirënjohjen dhe respektin.

“Pse nuk vishni kostum? A keni një kostum? Shumë amerikanë e kanë problem me ju që nuk respektoni dinjitetin e zyrës”, pyeti gazetari.Zelensky e ka bërë zakon të veshë xhemper, zakonisht me simbolin e Ukrainës, edhe kur është në takime të rëndësishme me liderët botërorë. Ai dukej i patrazuar nga pyetja, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Unë do të vesh [një] kostum pasi të përfundojë kjo luftë”, i tha ai gazetarit. “Ndoshta diçka si e juaja, ndoshta diçka më e mirë… Ndoshta diçka më më të lirë”.Pyetja u shtrua nga Brian Glenn, korrespondent në Shtëpinë e Bardhë i Real America’s Voice, një rrjet i krahut të djathtë me një me një program plot me aleatë të Trump.

Por çështja e respektit të duhur ishte në qendër të argumentit të plotë që shpërtheu në Zyrën Ovale vetëm disa minuta më vonë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here