Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot në Pejë Kullën e Mahmutbegollëve.Ky objekt i trashëgimisë kulturore është në proces të restaurimit dhe aktualisht në fazën finale të saj, si pjesë e projekteve dhe financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vlerën prej 271 mijë eurove. Punimet kanë filluar në korrik të vitit të kaluar.
Konaku është ndërtuar gjatë shekullit të XVIII dhe është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje. Ky projekt është dëshmi e prioritetit të veçantë të qeverisë ndaj mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në rrezik dhe rifunksionalizimit të tyre.