Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë të martën në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Londër. Pritja u organizua në pallatin “St James’s Palace”.
Në këtë pritje përveç kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer morën pjesë edhe liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.
Kurti pati mundësinë të bisedojë me Mbretin Charles III dhe Starmer, si dhe me liderë të tjerë të pranishëm, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar. Ai theksoi se kjo është një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe barazisë.