Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shfaq i mospërfillshëm dhe arrogant gjatë një konference për media, kur u pyet për marrëveshjen që parashikon pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori i Shteteve të Bashkuara.
Kur gazetarja kërkoi sqarime, Kurti iu drejtua me tone të ashpra: “Shikoni, vetëm një moment… po tash a bën të flas, cila ishte pyetja?”
Më tej ai theksoi se detajet teknike i përkasin ekipeve të juristëve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke shtuar se “nuk është as koha, as vendi, as zyrtari për këtë pyetje”.
“Duhet ta kuptoni që unë jam kryeministër, ministrja e jashtme. janë ekipet e juristëve tanë që bashkëpunojnë me palën amerikane për detajet. Këtë përgjigje do ta gjeni në aspektin teknik të saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk është as koha, as vendi as zyrtari për këtë pyetje…”, ta ai.