Kurti në tubimin festiv: Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Në një tubim të mbajtur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti u bashkua me simpatizantët për të festuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton ATV.

Duke iu drejtuar masws, Kurti deklaroi se, edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, rezultatet preliminare konfirmojnë një fitore të qartë të VV-së.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Urime!” – u shpreh ai, mes brohoritjeve të mbështetësve të tij.
Kurti falënderoi qytetarët për përkushtimin e tyre, duke e cilësuar këtë rezultat si një kurorëzim të një muaji fushatë, katër vite qeverisje dhe njëzet vjet aktivizëm në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai vlerësoi gjithashtu procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si të lirë, të ndershëm dhe demokratik, pa incidente.

“Kur Qeveria jonë është në pushtet, procesi zgjedhor është cilësor, i vërtetë, i lirë dhe i ndershëm,” theksoi ai, duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe institucionet shtetërore për garantimin e një procesi të rregullt. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here