Kurti kësaj here do ta presë Von der Leyenin në hapësirat e Kuvendit, jo në Kryeministri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit nuk është bërë e ditur se pse ky takim nuk do të zhvillohet në objektin e Qeverisë.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 15.10.2025 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301 KOHA: 14:05”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që zyra e BE-së në Kosovë pati njoftuar Qeverinë e Kosovës se zyrtarë të lart të BE-së dhe të shteteve anëtare nuk do të mbajnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, derisa vendi të

Kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës Supreme që ka gjetur se Hekuran Murati në kundërshtim me ligjin mban dy pozita, atë të ministrit të Financave dhe të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Madje për këtë patë reaguar edhe nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, i pyetur për këtë letër, i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit.

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës”, kishte thënë Kryeziu.

Ndryshe, turin në Ballkanin Perëndimor Leyen e ka nisur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku po mbajt Forumi për Investime BE-Ballkani Perëndimor më 13 dhe 14 tetor.

Një ditë më pas, von der Leyen qëndroi në Bosnjë e Hercegovinë për takime me anëtarët e Presidencës së këtij vendi si dhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto.

Para se të arrijë në Kosovë, më 15 tetor, ajo viziton edhe Serbinë për takime me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Duro Macut.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME